Ushtria izraelite vret gabimisht tre pengje

ushtria izraelite vret gabimisht tre pengje

ushtria izraelite vret gabimisht tre pengje

10:33 16/12/2023

Ushtria izraelite ka vrarë gabimisht tre pengje gjatë bombardimeve në Gaza. Ata u identifikuan si Yotam Haim, 28 vjeç, Samer Talalka, 22 vjeç dhe Alon Shamriz, 26 vjeç.

Forcat izraelite dyshonin se ata ishin militant të Hamasit, të cilët fshiheshin në Shejaiya, në veri të Gazës, ndërsa shprehën se keqardhje për incidentin tragjik.

Trupat e tre burrave janë kthyer në territorin izraelit, ku nga kontrollet u konfirmuan edhe identiteti i tyre.

Qindra njerëz u mblodhën në qendër të Tel Avivit pas njoftimit dhe marshuan në një bazë ushtarake të IDF në qytet, duke i bërë thirrje qeverisë të sigurojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi incidentin një tragjedi.

Demonstruesit mbanin qirinj dhe mbanin pankarta që shkruanin “Sillini ata në shtëpi”; dhe “Shkëmbimi i pengjeve të bëhet tani!”, ndërsa bën thirrje për dorëheqjen e Netanyahu-t.

Ndërkaq dhjetëra palestinezë u vranë në Gaza në sulmet ajrore  vetëm disa orë pasi SHBA-të i kërkuan Izraelit të kufizojë sulmet dhe të synojë vetëm liderët e Hamasit. Të paktën 14 njerëz vdiqën nga sulmet ajrore që goditën dy shtëpi në Jabalia dhe dhjetëra të tjerë u vranë në një sulm ajror të veçantë që goditi një shtëpi tjetër po në kampin Jabalia.

Me luftime intensive tokësore në të gjithë gjatësinë e Rripit të Gazës dhe organizatat e ndihmës që paralajmërojnë për një katastrofë humanitare, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Izraeli rrezikon të humbasë mbështetjen ndërkombëtare.

Sirenat ranë edhe në Jerusalem dhe shpërthime, por dronët u kapën nga Iron Dome të Izraelit. Krahu i armatosur i Hamasit mori përgjegjësinë për sulmin me raketa që e quajti një përgjigje ndaj masakrave kundër civilëve”. Agjencitë e ndihmës, duke paralajmëruar se uria akute po godet Rripin e Gazës ndërsa sëmundjet tanimë janë përhapur në strehimoret e improvizuara.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts