Ushtria kolumbiane përgatitet të shtypë protestat

19:30 29/05/2021

Qytetarët e Cali-t të revoltuar kundër planit të taksave dhe varfërise ku po jetojnë

Presidenti kolumbian Iván Duque po shqyrton mundësinë për të dërguar ushtrinë që të vendosë rendin në qytetin Cali pas disa javësh protestash vdekjeprurëse antiqeveritare.

Katër njerëz humbën  viktimat e fundit në një muaj protestash që kanë marrë dhjetëra jetë. Protestat filluan në Prill për një rritje të taksave.

Plani i taksave u tërhoq, por protestat u rritën për shkak të varfërisë dhe krizës shëndetësore  duke shkaktuar dhunë mes policisë.

Sidoqoftë, grupet e të drejtave të njeriut akuzuan policinë për përdorimin e gazit lotsjellës dhe në disa raste, municione për të shpërndarë protestat.

Negociatat mes qeverisë dhe protestuesve kanë ngecur. Cali, i cili është bërë epiqendra e lëvizjes protestuese, është nën shtetrrethim.  Qeveria ka argumentuar se reformat e reja janë thelbësore për zbutjen e vështirësive ekonomike, por shumë kolumbianë të klasës së mesme kanë frikë se mund të futeshin në varfëri ekstreme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *