Ushtria ruse ngec në Kiev

[embedded content][embedded content]

12:45 26/02/2022

Raketat godasin civilët. Macron: Lufta do të zgjasë

Të shtëna armësh dhe bombardime janë dëgjuar kudo në Ukrainë teksa vendi ka hyrë ne ditën e tretë të luftës. Forcat ruse janë ne dyert e Kievit, por një sulm gjatë natës u zmbraps nga forcat ukrainase.

Një pallat u godit me 2 raketa duke dëmtuar 5 kate të tij. Nuk dihet ende numri i viktimave. Luftimet kanë zbritur në rrugët e kryeqytetit.

Predhat ruse kanë goditur edhe shkolla e objekte të tjera civile. Moska ka raportuar se ka marrë nën kontroll qytetin e Melitopolit në jug. Por marrja e Kievit mbetet objektivi kryesor.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky postoi një video të tijën në Twitter, duke hedhur poshtë zërat se ai i ka kërkuar ushtrisë të dorëzohet. Ai refuzoi propozimin e Amerikës për ta evakuar atë nga Kievi dhe tha se Ukraina kishte nevojë për armë.

Holanda nuk vonoi dhe dĂ«rgoi 200 raketa kundĂ«r ajrore. Çekia nisi municione. 

Luftimet, sipas Kievit, kanë shkaktuar 198 viktima mes civilëve në Ukrainë. 3 janë fëmijë. Edhe në mesin e 1115 personave të plagosur gjenden 33 fëmijë.

Ushtria ukrainase  thotĂ« se 3500 ushtarĂ« rusĂ« janĂ« vrarĂ« deri mĂ« tani dhe 200 tĂ« tjerĂ« janĂ« marrĂ« peng. NĂ« postimin e tyre nĂ« rrjetin social Facebook thuhet se Rusia ka humbur edhe 14 avionĂ« , 8 helikopterĂ« dhe 102 tanke.

Por Moska nuk ka bërë asnjë koment mbi viktimat. Mijëra banorë janë larguar nga vendi. OBK thotë se janë mbi 100 mijë.

Diplomacia vijon ndërkohë, por Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk arriti mbrëmë të miratojë një rezolutë detyruese për Rusiëe që të tërheqë trupat, të iniciuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria.

11 shtete votuan pro, por Rusia që ka drejtimin e Këshillit, vendosi VETO-n.

Vota abstenim e Kinës u pa me interes, pasi ajo konsiderohej deri përpara votimit si mbështetëse e Vladimir Putinit. Edhe India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi gjatë ditës se lufta në Ukrainë do të zgjasë dhe do të ketë pasoja, duke nënvizuar se Vladimir Putin ka vendosur në mënyrë të njëanshme të rikthejë konfliktin në Europë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *