
15:33 14/03/2022
Javid: Prova të mjaftueshme që Putin të akuzohet për krime lufte
Ky filmim i kamerave të sigurisë dëshmon momentin e tmerrshëm, kur një raketë ruse bie në mes të një zone të banuar.
Një kalimtar humbi jetën e tre të tjerë u plagosën. Automjetet, autobusët e transportit publik, bisneset e pallatet e banimit përreth pësuan dëme të shumta. Epiket e emergjencës ndërhynë për të evakuuar dhjetëra banorë që ndodheshin në apartamentet e tyre. Bombat ruse nuk kanë kursyer banesat e qytetarëve, gjatë 24 orëve të fundit as në Harkiv, e po ashtu ranë në qendër të Donjeckut. Tanket rrafshuan një shkollë dhe gjithë fshatin Volnovaka. I rrafshuar edhe Mariupoli.
Intensive, javën e kaluar kanë qenë edhe bombardimet e spitaleve. Vajza shtatzënë në muajin e fundit të shtatzënisë që u plagos gjatë sulmit me predha ruse ndaj spitalit të Mariupolit javën e kaluar, ndërroi jetë këtë të hënë. Mjekët thanë se nuk arritën të shpëtonin as foshnjen. Pamjet e evakuimit të saj më 9 Mars tronditën opinionin publik.
Për ministrin britanik të shëndetësisë Sajid Xhavit, sulmet ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë duhet t’a çojnë Putinin para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë. Sipas tij, OBSH ka fakte për të paktën 31 sulme ndaj ndertesave shëndetësore në gjithë Ukrainën.
Deri më tani numërohen mbi 1500 civilë të vrarë, që pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë, mes të cilëve 85 fëmijë. Numri i të larguarve të luftës drejt vendeve europiane ka kapërcyer 2.8 milionë.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al