Ushtria ruse rigrupohet pas dështimit në Ukrainë

Russian infantry mobility vehicles GAZ Tigr destroyed as a result of fight in Kharkiv, located some 50 km from Ukrainian-Russian border, on February 28, 2022. Photographer: Sergey Bobok/AFP/Getty Images

23:57 11/03/2022

Mbi 1580 civilë të vrarë në Mariupol, qindra mijëra të tjerë pa ushqim dhe ngrohje

Forcat ruse vijuan bombardimin barbar të qyteteve në të gjithë Ukrainën dhe duket se tani po rigrupohen për një sulm të mundshëm ndaj Kievit.Guvernatori i rajonit të Kharkiv-it, pranë kufirit rus, tha se një spital psikiatrik ishte goditur ndërsa kryetari i bashkisë tha se rreth 50 shkolla ishin shkatërruar.

Tre sulme ajrore pranë një kopshti fëmijësh në qytetin qendror të Dnipros vranë të paktën një person të premten, thanë shërbimet e urgjencës shtetërore. Në qytetin Lutsk katër persona u vranë dhe gjashtë u plagosën pas një sulmi në një fushë ajrore – një sulm i rrallë në Ukrainën Perëndimore, larg frontit në veri, lindje dhe jug.

Në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit, të paktën 1,582 civilë ishin vrarë si rezultat i bombardimeve ruse dhe bllokada 12-ditore ka lënë qindra mijëra vetë të bllokuar pa ushqim, ujë, ngrohje apo energji elektrike.

Një përpjekje e re për të evakuuar civilët përgjatë një korridori humanitar duket se ka dështuar dhe zyrtarët ukrainas akuzuan Rusinë se ndaloi qëllimisht daljen e civilëve dhe hyrjen e autokolonave humanitare.

Forca kryesore sulmuese e Rusisë është bllokuar në rrugët në veri të Kievit, pasi ka dështuar në atë që analistët perëndimorë thonë se ishte një plan fillestar për një sulm rrufe.

Por pamjet satelitore të 24 orëve të fundit tregojnë njësi të blinduara që manovrojnë brenda dhe nëpër qytete afër një aeroporti në periferinë veriperëndimore të Kievit, vend i luftimeve që kur Rusia zbarkoi parashutistët atje në orët e para të luftës.

Elementë të tjerë ishin ripozicionuar pranë vendbanimit Lubyanka në veri, me topa artilerie në pozicionet e qitjes.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se Rusia duket se po përgatitet për një fushatë të re sulmuese në ditët në vijim, që ndoshta do të përfshijë operacione kundër Kievit.Megjithatë, forcat tokësore ruse janë bllokuar për shkak të problemeve logjistike dhe rezistenca e Ukrainës.

Qendra Strategjike Ukrainase e Komunikimit njoftoi se avionët rusë janë ngritur në fluturim nga Ukraina dhe kanë goditur disa objektiva në Bjellorusi. Kjo me qëllim për të krijuar një pretekst për të tërhequr në luftë ushtrinë bjelloruse. Nuk përjashtohet që Bjellorusia të sulmojë.

Ndërsa Rusia bombardon qytetet dhe ka vrarë më shumë civilë se ushtarë, vendet perëndimore ndërmorën më shumë hapa në përpjekje për ta detyruar presidentin rus Vladimir Putin t’i japë fund sulmit të tij ndaj Ukrainës.

Presidenti i ShBA Joe Biden tha se vendet e industrializuara të G7-s do t’i heqin Rusisë statusin tregtar të “vendit më të favorizuar”. Kjo do të lejojë kufizimin e eksporteve ruse dhe shtimin e tarifave. Ai gjithashtu njoftoi një ndalim për importet e ushqimeve të detit, alkoolit dhe diamanteve ruse.

Ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Europian në samitin e tyre për Ukrainën në Francë thanë se ishin gati të vendosin sanksione më të ashpra ekonomike ndaj Rusisë dhe do t’i japin Ukrainës 500 milionë euro shtesë për të blerë armë. Por ata hodhën poshtë kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun.

Më Moskë, në një takim me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, Vladimir Putin tha se kishte “disa zhvendosje pozitive” në bisedimet me Kievin, por nuk dha më shumë detaje.

Me luftën që hyri tani në javën e tretë, presidenti Ukrainës Volodymir Zelenskiy, tha se Ukraina “tashmë kishte arritur një pikë kthese strategjike”.

“Është e pamundur të thuhet se sa ditë kemi ende (përpara) për të çliruar tokën ukrainase. Por mund të themi se do ta bëjmë. Tashmë po shkojmë drejt qëllimit tonë, fitores sonë,” tha ai.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.