Ushtria shpërndan karburant për qytetarët në Britani

ushtria shperndan karburant per qytetaret ne britani
ushtria shperndan karburant per qytetaret ne britani

10:10 02/10/2021

Qeveria merr masa për të shmangur krizën e karburanteve, merr 300 shoferë nga  jashtë vendit

Ushtria në Britani do të fillojë shpërndarjen e karburantit në garazhet e qytetarëve pas krizës së karburanteve. Sipas qeverisë, pothuajse 200 ushtarakë, 100 prej tyre shoferë, do të ofrojnë mbështetje “të përkohshme” për të lehtësuar presionin mbi stacionet e karburanteve.

Ndërsa janë marrë rreth 300 shoferë të cisternave të karburantit jashtë Britanisë për të punuar deri në fund të Marsit. Nga ana tjetër qeveria garanton qytetarët duke deklaruar se ka karburant të mjaftueshëm nëse njerëzit blejnë aq sa ju nevojitet ndërsa situata në pikat e karburantit është duke u përmirësuar.

Personeli ushtarak aktualisht po stërvitet dhe do të jetë në rrugë duke furnizuar me karburant në të gjithë vendin për të “ndihmuar rezervat e karburantit të përmirësohen më tej”, tha qeveria.

Viza të përkohshme po u ofrohen edhe 4.700 shoferëve të transportit të ushqimit të cilët mbërrijnë në Britani nga fundi i Tetorit dhe të largohen deri më 28 Shkurt 2022.

Kriza e karburanteve u shkaktua rreth dy jave më pare pas mungesës së shoferëve të kamionëve që kryenin transportin e karburanteve në pikat me pakice. Kjo mungesë ndodhi për shkak të efekteve të Brexit dhe kufizimit të pranimit të shoferëve të huaj në Britani.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts