Ushtria shpërndan protestuesit në Sri Lanka

ushtria shperndan protestuesit ne sri lanka
ushtria shperndan protestuesit ne sri lanka

19:15 14/07/2022

Kërkohet largimi i kryeministrit dhe zgjedhje të reja

Në rrugët e kryeqytetit të Sri Lankës, qetësia u rikthye këtë të Enjte, pas trazirave të javëve të fundit.

Manifestuesit anti-qeveritarë nuk dolën më në rrugë, pasi ushtria mori kontrollin që të Mërkurën dhe shpërndau protestuesit me dhunë, duke vrarë një prej tyre e duke plagosur 80 të tjerë.

Edhe pallati presidencial dhe ndërtesat qeveritare janë boshatisur prej protestuesve dhe në to janë vendosur ushtarë.

Por pavarësisht largimit nga rruga të protestuesve, tensionet janë të larta. Manifestuesit kërkojnë zgjedhje të reja dhe largimin edhe të kryeministrit Ranil Uikremensinge, i cili mori kompetencat e presidentit, pasi e shohin si bashkëpunëtor të presidentit.

Gotabaia Raxhapaska, që akuzohet si shkaktar i krizës iku fshehurazi të Mërkurën në Singapor, përmes Maldiveve pa zyrtarizuar dorëheqjen. Ndërsa kryeministri shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke e lënë situatën nën kontrollin e ushtrisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts