Ushtria somaleze vret 19 terrorist të Al-Shabaab-it

Ushtria somaleze bëri të ditur se ka vrarë 19 terroristë të Al-Shabaab në operacionet që u zhvillua në Doynunay, rajoni jugperëndimor Bay.

“Ushtria Kombëtare Somaleze (SNA) i ka shkaktuar viktima të mëdha grupit terrorist Al-Shabaab pas sulmit në Doynunay”, theksoi ushtria në një njoftim.

Banorët në Doynunay, folën se të dy palët përdorën armë të rënda dhe luftuan për më shumë se një orë.

Terroristët e Al-Shabaab pretendojnë se luftëtarët e tyre për pak kohë morën kontrollin e qytetit dhe një baze ushtarake somaleze, duke vrarë të paktën tre ushtarë.

Doynunay është një qytet i vogël, 222 kilometra nga kryeqyteti Mogadishu dhe 20 kilometra deri në qytetin Baidoa, kryeqyteti i rajonit Bay.

Të mërkurën, zëdhënësi i qeverisë Mohamed Ibrahim Moalimuu tha se ushtria arrestoi një udhëheqës të lartë të Al-Shabaab në një operacion në rajonin e Shabelle e Mesme.//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *