Ushtria ukrainase hyn në qytetin e Kherson

ushtria ukrainase hyn ne qytetin e kherson
ushtria ukrainase hyn ne qytetin e kherson

21:15 11/11/2022

Banorët festojnë me flamuj përparimet e ushtrisë ukrainase

Pas  tërheqjes së trupave ruse  nga qyteti Kherson forcat e armatosura të Ukrainës raportohet se kanë arritur në qendër të qytetit Kherson.

Banorët janë  këshilluar të qëndrojnë në shtëpi ndërsa kërkimet për trupat ruse vazhdojnë ende në qytet.  Por disa prej banorëve kanë injoruar këto thirrje dhe kanë dalë për të festuar për përparimet e Ukrainës kundër Rusisë në rajon duke ngritur flamuj.

Pamje të turmave  që përshëndesin forcat ukrainase në qendër të Khersonit vazhdojnë të dalin në mediat sociale si kjo që është postuar nga gazeta britanike The Guardian.

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka bërë me dije se qyteti po rikthehet nën kontrollin ukrainas dhe i kërkoi çdo ushtari të mbetur rus që të dorëzohej.

Rusët po heqin uniformat e tyre ushtarake, po i hedhin në kazanët e plehrave dhe po përpiqen të përzihen me vendasit. Ne i bëjmë thirrje që të dorëzohen, të shpëtojnë jetën e tyre dhe të mos jenë budallenj”, deklaron Yuriy Sak, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax e cila citon një deklaratë të lëshuar nga ministria ruse e mbrojtjes më shumë se 30,000 ushtarë rusë janë tërhequr në bregun lindor të lumit Dnipro.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts