Ushtria ukrainase shkatërron “Orsk”, anijen e madhe të marinës ruse

09:44 24/03/2022

Ushtria ukrainase thotë se një anije e madhe ruse është shkatërruar pranë portit jugor të Berdyansk. Marina ukrainase shkroi në Facebook se anija ruse e quajtur “Orsk” u godit dhe u përfshi nga flakët në detin Azov mëngjesin e kësaj të enjteje.

Mediat ukrainase raportojnë se një anije ruse është fundosur, dy të tjera janë në flakë dhe se janë goditur një depo municioni e një magazinë karburanti. Megjithatë mediat ndërkombëtare thonë se e kanë të pamundur që ta konfirmojnë informacionin.

Rusia e ka pushtuar Berdyansk-un disa javë më parë dhe e përdor për furnizim. Porti shtrihet mes Krimesë dhe qytetit të rrethuar të Mariupolit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com