Ushtria vazhdon represionin në Mianmar/ Më shumë se 800 viktima, vdesin në mënyrë misterioze dy zyrtarë të lartë të ish-partisë në pushtet

MIANMAR 

Dhuna e përdorur nga forcat e armatosura të Mianmarit kundër kundërshtarëve të paarmatosur që prej grushtit të shtetit në shkurt ka tronditur botën; bilanci është më shumë se 800 njerëz të vrarë, shumica nga të shtënat me armë ushtarake. Por vdekjet në paraburgim të dy zyrtarëve nga Lidhja Kombëtare e Demokracisë – partia e udhëhequr nga Aung San Suu Kyi – kanë hedhur dyshime edhe më të zymta për veprimet e ushtrisë.

Të shtunën, 6 mars, qytetet anembanë Mianmarit ishin në protestë. Tre ditë më parë ata kishin provuar atë që atëherë ishte dita më e dhunshme që nga grushti i shtetit në shkurt – teksa u vranë 38 persona në demonstrata, shkruan BBC.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ushtria kishte marrë pushtetin në 1 shkurt, pasi pretendoi – pa prova – se zgjedhjet e mëparshme që panë NLD-në të fitonte pushtetin ishin mashtruese. Suu Kyi dhe udhëheqësit e lartë u vunë në arrest shtëpiak – duke shkaktuar valë proteste kundër ushtrisë. Për tre javët e para ushtria ishte dukur e pasigurt se si t’i përgjigjej protestave.

Por në fund të shkurtit ata po përdornin nivele në rritje të forcës vdekjeprurëse. Në javën e parë të marsit, ishte e qartë se nuk do të kishte asnjë kufizim. Lagjja historike në qendër të qytetit të Pabedan në Yangonin qendror, me rrugicat e saj të ngushta midis ndërtesave koloniale të shkatërruara, kishte parë mjaft dramë. Atë javë, aktivistët kishin ndërtuar barrikada në disa rrugë për të mbajtur larg forcat e sigurisë dhe kishte pasur disa përplasje.

Pabedan ka një popullsi të larmishme, me një numër të madh të banorëve myslimanë dhe me tetë xhami në vend. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, Sithu Maung, një prej vetëm dy kandidatëve myslimanë të paraqitur nga NLD fitoi vendin në parlament. Menaxheri i fushatës së tij ishte Khin Maung Latt, një aktivist veteran i NLD-së, i cili ishte zhvendosur në Pabedan shumë vite më parë dhe jetoi me familjen e një avokati budist.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *