Ushtroi dhunë fizike dhe abuzoi seksualisht me një të re me probleme të shëndetit mendor, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 41 vjeç, pasi ka kryer sjellje me natyrë seksuale ndaj dy shtetaseve të huaja.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. J., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, duke drejtuar auotmjetin, në gjendje të dehur;

-S. Ç., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Sarandë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts