Uzbekistan, shpërthen gazi në një klinikë mjekësore private, 1 i vdekur

Një shpërthim gazi në një klinikë mjekësore private në rajonin lindor Andijan të Uzbekistanit ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë, tha Ministria e Situatave të Emergjencave.

Më herët gjatë ditës, në bazë të raportimeve paraprake, ministria tha se 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Shpërthimi i gazit ndodhi në katin e parë të qendrës mjekësore private trekatëshe, “një person ka vdekur në vendngjarje dhe katër të tjerë janë dërguar me lëndime të ndryshme në spitalin e rrethit”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë nisur hetimet paraprake për ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.