Uzuni-Manaj shkëlqejnë, por skema e Rejës i frenon








Myrto Uzuni shkëlqen me Ferencvaroshin, ndërsa Rei Manajn me Barcelonën. Ndodh çudia që kur janë në Kombëtaren shqiptare nuk janë të njëjtët futbollistë.

uzruzin

Ndoshta tani del si detyrë e trajnerit Edi Reja, që të dijë të marrë më të mirën nga dy futbollistët më të mirë të momentit. Në fakt Manajn ai e konsideron një titullar dhe të paprekshëm për skemën e tij 3-5-2, por vështirësia ka qëndruar në integrimin e Myrto Uzunit në këtë modul.

Ka pasur gjithmonë eksperimente dhe tentativa, por kurrë beratasi nuk ka shkëlqyer. Kjo jo për fajin e tij, por për fajin e skemës së përdorur nga trajneri italian. Imagjinoni dot se çfarë mund të ndodhë nëse të dy lojtarët do të zbrisnin bashkë në fushën e lojës dhe do të përshtateshin me njëritjetrin. Do të ishin një kërcënim për mbrojtjet kundërshtare, pasi duken si dy futbollistë që plotësojnë njëritjetrin.

Manaj është i fortë dhe potent, ndërsa Uzuni është i shpejtë dhe më shpërthyes me topin në këmbë. Në prag të ndeshjeve eliminatore të Botërorit, sigurisht që Reja duhet ta mendojë më shumë se si t’i integrojë të dy bashkë në formacionin e kombëtares shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *