“Uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit do të paguajnë”, hakerat marrin nën kontroll faqen e Parlamentit të Shqipërisë

uzurpuesit e sediljeve te kuvendit do te paguajne hakerat marrin nen kontroll faqen e parlamentit te shqiperise

Pas “One Albania”, është hakeruar edhe faqja zyrtare e Parlamentit të Shqipërisë. Sulmi është marrë përsipër nga grupi “Homeland Justice” ose “drejtësi për atdheun”.

Nëpërmjet një postimi në “Telegram”, grupi i hakerave thotë se faqja e Kuvendit është në duart e tyre.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në postimin e bërë nga grupi i hakerave “Drejtësi për Atdheun”.

Screenshot 11 31 1024x489
Screenshot 11 31 1024×489

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts