
18:37 22/03/2022
Një vajzë 17-muajshe e quajtur Bella-Rae Birch ka humbur jetën pas një sulmi të qenit në shtëpinë e saj në Britaninë e Madhe.
Bella-Rae u dërgua me ambulancë në spital nga mjekët ndihmës, por pavarësisht përpjekjeve të familjes, mjekëve dhe fqinjëve, fatkeqësisht Bella-Rae vdiq si pasojë e plagëve të marra pasditen e djeshme.
Në një deklaratë, familja e Bella-Rae tha:
“Si familje dëshirojmë të falënderojmë komunitetin për mbështetjen e tyre. Ne do të kërkojmë që tani të na lejohet pak hapësirë dhe kohë për t’u pajtuar me humbjen tragjike të Bella-Rae tonë shumë të dashur. Ajo fatkeqësisht do të mungojë, por nuk do të harrohet kurrë.”

Fqinjët u përpoqën të shpëtonin jetën e vogëlushes.
“Dëgjuam britma. Unë vrapova që ta ndihmoja fëmijën. Unë nuk e pashë qenin, po fokusohesha vetëm për të ndihmuar fëmijën”, tha një prej fqinjëve.
Qeni i familjes ishte blerë vetëm një javë para sulmit të tij ndaj vajzës së vogël./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al