“Vajza 20-vjeçare vritet nga babai shqiptar”/ Preç Zogaj flet për librin “Nata”: Jam frymëzuar nga ngjarjet reale të shoqërisë shqiptare

vajza 20 vjecare vritet nga babai shqiptar prec zogaj flet per librin nata jam frymezuar nga ngjarjet reale te shoqerise shqiptare
vajza 20 vjecare vritet nga babai shqiptar prec zogaj flet per librin nata jam frymezuar nga ngjarjet reale te shoqerise shqiptare

Presidenti i institutit Pashko, Preç Zogaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli për librin e tij më të ri të titulluar “NATA”.

Zogaj tha se në këtë roman trajtohet vrasja e një vajze 20-vjeçare e cila vritet nga babai i saj. Sipas shkrimtarit në roman trajtohet anatomia e vrasjes, por edhe shkaku që e çoi babain e saj të ndërmerrte këtë akt ekstrem.

Ndër të tjera, ai tha se specifika e këtij libri është se kërkohet fajtori, por fajtor nuk ka.

[embedded content]

“Duke pasur parasysh disa ngjarje reale të shoqërisë shqiptare, në zonat urbane dhe suburbane shohim se ka ngjarje të rënda. Viktimat e dhunës kryesisht janë vajzat dhe gratë. Raporti i gruas me burrin ka qenë shoqërues në krijimtarinë time. Disa vajza të cilat kanë ardhur bashkë me familjen, janë të bukura, kanë ëndrra, lexojnë vështirësitë e jetës, këto janë pjesë e librit. Kërkojnë të ecin përpara, por pa shkelur normat morale.

Kjo është një familje tipike që përfaqëson të shpërngulurit, të cilët në vitet e para të hapjes së demokracisë u vendosën në zonën suburbane të Tiranës. Në një farë mënyrë iu përgjigjen thirrjes së rinisë. Njerëzit, meqenëse erdhi demokracia u nisën që të shijonin lirinë e saj. Është një fenomen shoqëror, politik, ekonomik dhe demografik. Unë arrij të bëj një lloj skaneri të shoqërisë shqiptare dhe jetës në Shqipëri gjatë këtyre viteve.

Qasja ime ndaj vajzës është respekti dhe adhurimi. Unë kam respekt për vajzat që duan të prekin lirinë, këto vajza i shoh si të reja që emancipohen dhe duan të ecin në rrjedhën e kohës. Që do të dalë, argëtohet, shih. Këto nuk janë vajza të elitës, por të thjeshta. Në të njëjtën kohë nuk janë naive.

[embedded content]

Pse ndodh një vrasje? Letërsia futet atje ku nuk hyn kronika apo historia. Nëse libri është i mirë dhe realist e fton lexuesin në një kuptim më të gjerë të tragjedisë, del nga një klishe. Libri im ka një specifikë, që është kërkimi i një fajtori, por në të vërtetë nuk ka një fajtor.”, u shpreh

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts