Vajza me sytë jeshile që mahniti botën, “Mona Lisa” e refugjatëve sot strehohet nga Italia

Kjo ështē historia e vajzes me syte jeshile. Afgania Sharbat Gula, u fotografua nga fotografi Steve McCurry në vitin1984 ne nje nga kampet e Pakistanit kur ishte 12 vjec. Fotogrfia e Sharbat Gulës u bë një nga fotografitë më ikonike të realizuara ndonjëherë pasi përfundoi në kopertinen e revistes”National Geographic”. Revista nuk përmbante asnjë deklaratë të saj, as ndonjë informacion vec foton. Por syte e saj depertues thonin gjithcka per tu gdhendur ne kujtesën e gjithsecilit, eshte simbol i gjendjes se veshtire te atdheut te saj, Afganistanit. Vajza e konsideruar Mona Lisa e refugjateve  frymëzoi për të krijuar një fond, mblodhi mbi 1 milione dollarë për të ndihmuar refugjatët afganë.

Sharbat mësoi se portreti i saj ishte bere kaq i famshem vetëm në vitin 2002 kur ishte  30-vjeç.

Gty

Prej vitesh fotografi Mc Curry e kërkonte pa asnjë fat. Në vitin 2002, kur Afganistani u kthye në krylajm pas pushtimit amerikan, revista National Geografic organizoi një mision zyrtar për ta gjetur atë. Në të vërtetë, Sharbat jetonte në varfëri absolute si shumica e bashkatdhetarëve të saj, duke rritur 3 vajzat e saj e vetme. Burri i saj, me të cilin ishte martuar në moshën 13 -vjeçare, kishte vdekur nga hepatiti, ashtu dhe fëmija i saj i katërt. Ajo ishte kthyer në Afganistan dhe fshatin e saj në vitet 1990, por jeta e saj vazhdoi të ishte shumë e vështirë. Grupi nga revista verifikoi identitetin e saj duke krahasuar irisin e saj me foton ikonike. Sharbat nuk e kishte parë kurrë fotografinë e saj, por e mbante mend takimin e saj me Makarin, pasi ishte hera e parë dhe e vetme që ajo qëndronte para një aparati fotografik. Mjerimi i tejskajshem e detyroi Sharbat te zhvendoset perseri në Pakistan në vitin 2016. Ajo u kthye në Pakistan, por u arrestua nga autoritetet pasi iu gjet nje dokument me identitet te rreme, kaloi 15 ditë në burg para se të dëbohej. Çështja u përshkallëzua sepse ajo ishte imazhi me i famshem i  National Geographic, kështu që kur u kthye me Afganistan ajo u mirëprit nga Presidenti i atëhershëm Ashraf Ghani dhe një vit më vonë shteti i dhuroi asaj një shtëpi.Sot Sharbat Gula, është e sigurt dhe ndodhet në Romë.

Lajmi u njoftua të enjten nga zyra e kryeministrit Mario Draghi, e cila tha se kishte organizuar transferimin e Gulës në Itali brenda kontekstit më të gjerë të programit të qeverisë për evakuimin, pritjen dhe integrimin afgan.

Mona2

Në deklaratë thuhet se qeveria i është përgjigjur kërkesave të “organizatave jofitimprurëse aktive në Afganistan, të cilat, pas ngjarjeve të gushtit të kaluar, morën apelin e Sharbat Gulës për t’u ndihmuar të largohej nga vendi i tyre”.

McCurry bëri fotografinë e Gulës në kampin e refugjatëve Nasir Bagh në vitin 1984 dhe imazhi i saj u bë kopertina ikonë e revistës National Geographic vitin e ardhshëm. Dy dekada më vonë, McCurry arriti të gjente Gulën kur e bëri sërish fotografinë e saj. Ajo tani është 49 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *