“Vajzat e mia janë ende bebe”, zbardhen dëshmi tronditëse të familjarëve të pengjeve izraelitë: Dëgjova të shtëna dhe të bërtitura arabisht, pastaj…

Të dielën në mbrëmje, anëtarët e familjeve të izraelitëve që janë marrë peng nga militantët e Hamasit, u mblodhën për të mbajtur një konferencë shtypi dhe duke shprehur pikëllimin për rastet e rënda.

“Dy vajzat e mia të vogla, ato janë ende bebe. Ata janë pesë dhe tre vjeç,” tha Yoni Asher, i cili tregoi se kishte parë videon e personave të armatosur që kapnin gruan dhe dy vajzat e tij të mitura.

Një baba tjetër, Uri David, tha për mediat se kishte kaluar 30 minuta në telefon me dy vajzat e tij, Tair dhe Odaya, përpara se linja e telefonit të ndërpritej.

“Dëgjova të shtëna, të bërtiturat në arabisht, u thashë të shtriheshin në tokë dhe të kapeshin për dore,” tha David, duke shtuar se tani nuk ishte në dijeni të fatit të tyre. “Unë kërkoj që e gjithë bota të shohë se çfarë po kalojmë. Ne duhet t’i sjellim fëmijët në shtëpi dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, “tha ai.

Rreth 100 izraelitë, ushtarakë dhe civilë, besohet se mbahen peng në Gaza pas sulmit të befasishëm nga grupi militant Hamas mbi komunitetet në jug të Izraelit.

Një grup i dytë militant palestinez, Xhihadi Islamik, tha se po mbante gjithashtu më shumë se 30 pengje. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ka thënë se “është e paprecedentë në historinë izraelite që kemi kaq shumë shtetas në duart e një organizate terroriste”.

Për shumë familje, lajmi se të dashurit e tyre ishin marrë peng u njoftua përmes videove të filmuara nga Hamasi dhe më pas të shpërndara në rrjetet sociale dhe përmes grupeve në WhatsApp.

Ishte një video e dy vajzave të saj të ulura në një dyshek në robëri që paralajmëroi Mayyan Zin për zhdukjen e tyre. Më pas ajo gjeti video të tjera në internet të personave të armatosur që hynin në shtëpinë e ish-bashkëshortit të saj, ndërsa vajzat e saj të tmerruara qanin pas tij.

Anëtarët e familjes së Nitzan Eli Akin, Noam, 48, Dikla, 51 vjeç dhe Ella, u rrëmbyen gjithashtu nga i njëjti komunitet. Kontakti i tij i fundit me ta ishte në orën 10:30 të së shtunës, kur ata dërguan mesazhe duke thënë se militantët ishin afër.

“Ka gjak në rrobat e tyre, por ata duken në gjendje të mirë shëndetësore. Thjesht po lutemi që dikush të na ndihmojë t’i kthejmë të sigurt, “tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts