“Vaksina ‘Abdala’ kundër COVID-19 e prodhuar nga Kuba është 92.28 për qind efektive”

Në Kubë ku janë zhvilluar studimet për lloje të reja të vaksinave kundër koronavirusit (COVID-19), thuhet se vaksina e quajtur “Abdala” është 92.28 për qind efektive.

Qendra Kineze e Inxhinierisë Gjenetike dhe Bioteknologjisë (CIGB) në një postim në Twitter tha se efektiviteti i dozës së prodhuar anti-COVID-19 është 92.28 për qind.

“Kuba ka 5 kandidatë për vaksina sot, Soberana 02 me 62 për qind efektivitet dhe Abdala me 92.28 për qind efektivitet. Këto tashmë konsiderohen si vaksina. Kuba do të jetë vendi i parë që vaksinon popullatën e saj me mjetet e veta”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel shprehu kënaqësinë për të shpërndarë lajmin e vaksinës në Twitter. “Unë jam i lumtur t’u jap këtë lajm me gëzim dhe rezultatet e suksesshme të vaksinave Soberana 02 dhe Abdala. Aktiviteti i Abdala është diçka për të qenë krenar. Pavarësisht nga të gjitha pengesat, shkencëtarët tanë na dhanë 2 vaksina shumë efektive”, tha ai.

Kuba më 19 mars njoftoi se një nga vaksinat në vazhdim është aprovuar për prova njerëzore dhe do të aplikohet në afërsisht 48 mijë persona të moshës 19 deri në 80 vjeç.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *