Vaksina AstraZeneca ndryshon emrin

17:32 30/03/2021

Vaksina e prodhuar nga universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca do të ndryshojë emrin. Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave, tashmë kjo vaksinë do të njihet me emrin e ri, Vexzevria.

Sipas EMA kjo vaksinë përdoret për të parandaluar Covid-19 dhe mund të injektohet nga mosha 18 vjeç e lartë.

Vaxzevria pĂ«rbĂ«het nga njĂ« virus tjetĂ«r, i familjes adenovirus, qĂ« Ă«shtĂ« modifikuar pĂ«r tĂ« pĂ«rmbajtur gjenin pĂ«r prodhimin e njĂ« proteine ​​nga SARS-CoV-2.

Vaxzevria nuk përmban vetë virusin dhe nuk mund të shkaktojë Covid-19. Po ashtu në një njoftim nga EMA, bëhen me dije dhe detaje të tjera lidhur me vaksinën, por nuk është dhënë shpjegim pse është marrë ky vendim.

Deri tani bëhet me dije se ndryshimi i emrit është kërkuar nga kompania prodhuese dhe EMA ka dhënë miratimin./tvklan.al

TĂ« ngjashme

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *