Vaksina e re “Sputnik Light” me një dozë

13:39 07/05/2021

Efektshmëri të lartë 79.4% në testet klinike

Rusia po teston një variant të ri me një dozë të vaksinës Sputnik. Varianti quhet Sputnik Light dhe sipas zhvilluesve të institutit Gamaleja në Moskë, vaksina e re një dozëshe ka shfaqur nivele të larta efektshmërie në 79.4%. Nëse konfirmohet, kjo përqindje hyn ke nivelet e larta të efektivitetit të vaksinave.

Kjo vaksinë ndodhet aktualisht në nivele të përparuara të fazës së tretë të provave klinike, të cilave po i nënshtrohen 7 mijë vullnetarë në Rusi, Emiratet e Bashkuara dhe Ganë. Drejtuesit e fondit rus të investimeve direkte që janë edhe përfaqësuesit tregtare të vaksinave ruse thonë se Sputnik Light do të shitet për 10$ për dozë. Përdorimi për vaksinimin masiv do të përshpejtojë dukshëm ritmet e imunizimit të popullsisë, pasi ulet ndjeshëm koha e krijimit të anti-trupave kundër koronavirusit.

Vaksinat Sputnik përdorin variante jovepruese të viruseve që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme për të rritur imunitetin ndaj COVID-19. Sakaq, firma amerikane Moderna konfirmon se vaksina e saj ka efektivitet të plotë kundër mutacionit brazilian dhe afrikano-jugor.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *