Vaksina moderna, efikase për adoleshentët

17:51 25/05/2021

Kompania e dytë që nxjerr rezulate pozitive nga testimet e moshave 12-18 vjeç

Moderna është bërë prodhuesi i dytë që shpalli rezultatet e suksesshme të provave, duke treguar që vaksina e saj mund të ndalojë transmetimin e Covid-19 te adoleshentët e moshës 12 deri në 18 vjeç.

Vaksinës së Pfizer/BioNTech tashmë i është dhënë miratimi emergjent për ketë grupmoshë në SHBA nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave pasi provat e tij tregonin efikasitet më të mirë edhe sesa ata të moshës 16 deri në 25 vjeç.

Rezultatet nga të dy kompanitë sugjerojnë që imunizimi masiv i nxënësve të shkollës mund t’i hapë rrugën rifillimit të mësimit në klasa dhe të lejojë që institucionet arsimore ​​të funksionojnë normalisht. 

Ashtu si Pfizer, Moderna thotë se vaksina e saj, ishte 100% efektive në provat tek të rinjtë. Në një testim që përfshiu 3,700 të rinj të moshës 12 deri 18 vjeç, nuk kishte raste simptomatike të Covid-19 midis atyre që morën dy doza të vaksinës.

Të gjithë ata që morën pjesë do të monitorohen për 12 muajt e ardhshëm për t’u siguruar që nuk ka efekte afatgjata. AstraZeneca filloi provën e parë për të përdorur vaksinën Covid-19 tek fëmijët nga mosha gjashtë vjeç në shkurt, duke synuar të regjistrojë 300 vullnetarë të moshës gjashtë deri në 18 në katër site në Londër, Oksford, Bristol dhe Southampton.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *