“Vaksinat e ARN-së nuk transferohen tek foshnja përmes qumështit të nënës”

Një studim ka zbuluar se vaksinat e ARN-së të zhvilluara kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk kalojnë tek foshnja përmes qumështit të gjirit.

Sipas lajmeve të United Press International (UPI), një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë zbuluan se kur nënat gjidhënëse marrin vaksina mARN si BioNTech, Pfizer dhe Moderna, vaksina nuk transferohet tek foshnjat.

Sipas studimit, mostrat e qumështit të shtatë nënave gjidhënëse u ekzaminuan para dhe pasi u dha vaksina mARN dhe u analizua qumështi ndërmjet 4 dhe 48 orëve më vonë.

Asnjë mARN nuk u gjet në 13 mostrat e qumështit të nënave gjidhënëse.

Ekipi hulumtues tha se studimi është kryer me një numër të kufizuar të pjesëmarrësve dhe se është i nevojshëm një studim më gjithëpërfshirës.

Ekspertët thanë se edhe nëse një sasi e vogël e ARN-së kalohet tek foshnjat përmes ushqyerjes me gji, përbërësi “do të prishet nga sistemi i tretjes së foshnjave”.

Detajet e hulumtimit u botuan në revistën mjekësore “Jama Pediatrics”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *