Vaksinat ruse, habit Vladimir Putin: Janë po aq të besueshme sa kallashnikovët

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke folur për vaksinat ruse, në një prononcim për mediat, tha se ato janë po aq të besueshme sa kallashnikovët.

Putin saktësoi ndër të tjera, se në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës ruse, Sputnik V, ka dhënë vlerësimin e tij një specialist i njohur evropian.

“Vaksinat tona, që janë të njohura tashmë, bashkë me Sputnik Light që iu bashkua listës, janë të bazuara në teknologji dhe platforma të përdorura prej shumë vitesh. Janë të azhornuara dhe vaksinat tona janë më të besueshmet e të sigurtat. Siç ka thënë një specialist evropian: ato janë të besueshme po aq sa një kallashnikov.

Nuk e themi ne këtë, e ka thënë një specialist evropian. Mendoj se ai ka të drejtë sepse vaksinat tona janë të thjeshta dhe të sigurta, ashtu si kallashnikovi”, tha Putin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *