Vaksinës Pfizer-BioNTech miratohet dhe në Britani për moshat 12 deri në 15 vjeç

19:11 04/06/2021

Agjencia e Barnave dhe Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Ne kemi parë me kujdes të dhënat e provave klinike tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç dhe kemi arritur në përfundimin se vaksina Pfizer/BioNTech është e sigurt dhe efektive në këtë grupmoshë dhe se përfitimet e kësaj vaksine tejkalojnë çdo rrezik“, është kjo deklarata e drejtueses së kësaj agjencie, June Raine.

Më tej ajo shtoi se do të jetë Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin që do të vendos nëse vaksinimi do të kryhet apo jo.

Nga të dhënat e publikuara deri tani mësohet se për provat klinike janë marrë më shumë se 2 mijë fëmijë, të cilët nuk kanë shfaqur probleme.  Por edhe pse provat kanë rezultuar të suksesshme sërish do të ketë një kontroll të rreptë të procesit të vaksinimit tek kjo grupmoshë.

Ndërkohë më herët dhe Franca ka marrë një vendim të tillë, për të filluar vaksinimin e adoleshentëve të moshës 12 deri në 18 vjeç me vaksinën Pfizer-BioNTech duke nisur nga 15 Qershori./tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *