Vaksinim masiv në Kubë

23:55 24/03/2021

Kuba ka nisur që të vaksionojë qytetarët e kryeqytetit Havana me vaksinën e saj eksperimentale Soberana 2. Synimi i qeverisë komuniste është që deri në muajin Maj të vaksinohen 1.7 milion njerëz.

Ky vaksinim masiv do të fillojë me grupet më të rrezikuara, përfshirë personat mbi 60 vjeç dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Deri në Gusht, gjashtë milionë njerëz duhet të marrin vaksinën ndërsa deri në fund të vitit do të jenë vaksinuar të gjithë 11 milionë banorët e Kubës.

Havana është në qendër të shpërthimit më të keq të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, duke regjistruar 292 raste për 100,000 banorë.

Që nga fillimi i pandemisë, vendi ka raportuar në total 68,250 raste infektimesh dhe 401 vdekje. Kritikët kanë thënë se Kuba duhet të kishte blerë vaksina të miratuara nga jashtë për të filluar fushatën e saj të imunizimit.

Venezuela dhe Irani, të cilët gjithashtu përballen me sanksione të SHBA, thonë se ata do të provojnë gjithashtu vaksinat kubane Covid-19, të cilat kanë tërhequr interesin e vendeve të tjera si Meksika dhe Xhamajka. Kuba, ka një histori të gjatë të zhvillimit dhe eksportit të vaksinave.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *