Vaksinim me detyrim nga 1 Shkurti në Austri

13:00 19/11/2021

Greqia “stop” të pavaksinuarve në ambiente të brendshme publike

Austria ndërmerr masa radikale kundër koronavirusit. Nga 1 Shkurti i vitit të ardhshëm, vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për gjithë popullsinë, sipas moshave për të cilat do të ofrohet vaksinimi deri atëherë. Austria bëhet i pari vend në Europë dhe ndër të paktit deri më tani në botë krahas Kazakistanit e Turkmenistanit, që e bën të detyrueshëm vaksinimin për popullsinë.

Po ashtu, nga e hëna rikthehet karantina e plotë për të gjithë popullsinë, jo vetëm për të pavaksinuarit. Kancelari Aleksander Shalenberg tha se bllokada e plotë do të jetë në fuqi për 20 ditë.

Më pas masa e ashpër do të vazhdojë vetëm për të pavaksinuarit. Me tone të ashpra, ai kritikoi njerëzit që u besojnë lajmeve të rreme, që sipas tij po i bëjnë atentat sistemit shëndetësor vendas, duke i nxitur qytetarët të refuzojnë vaksinimin.

E ashpër me të pavaksinuarit edhe Greqia. Nga e hëna kjo kategori nuk do të lejohet të hyjë në ambientet e brendshme publike. Certifikata e gjelbër nuk do të njohë më tamponët negativë, por vetëm dëshminë e vaksinimit.

I gjithë kontinenti po përballet me shifra alarmante infektimesh, më të lartat në gjithë periudhën e pandemisë. Vdekjet janë të larta në vendet ku vaksinimi popullsisë është në nivele të ulta.

Tv Klan

TĂ« ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.