Vaksinim, shërim ose vdekje nga Covid-19

17:17 22/11/2021

Paralajmërimi i Spahn: Deri në fund të këtij dimri, të gjithë me imunitet

Vaksinim ose rrezik vdekjeje! Ky është paralajmërimi që dha ministri në detyrë i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Shpan. Gjatë një konference për shtyp me krerët e shëndetësisë në Berlin, Shpan la të kuptohet se deri në fillim të vitit të ardhshëm pritet të mos ketë më njerëz të paimunizuar ndaj COVID-it, qoftë me vaksina apo në mënyrë natyrale. Por mënyra që të garanton jetën mes valës agresive të përhapjes së variantit Delta, sipas tij është vaksinimi.

“Me shumĂ« gjasa, nĂ« fund tĂ« kĂ«tij dimri, praktikisht tĂ« gjithĂ« nĂ« Gjermani, siç thuhet nĂ« mĂ«nyrĂ« cinike, do tĂ« vaksinohen, do tĂ« shĂ«rohen ose do tĂ« vdesin.

Shpan garantoi qytetarët se ka vaksina mjaftueshëm për të gjithë njerëzit që duan të imunizohen ndaj COVID-19ës. Më herët, ekspertë të tjerë gjermanë të shëndetit, por edhe nga vende të tjera të botës kanë përllogaritur se deri në mesin e vitit të ardhshëm, pandemia do të marrë fund, falë vaksinimit masiv ose kalimit të infektimit me koronavirus.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.