Vaksinimet me AstraZeneca, Britania e Madhe raporton 30 raste mpiksjeje gjaku, humbin jetën 7 persona

BRITANI E MADHE

Britania, një nga vendet e goditura më keq nga pandemia, ka regjistruar gati 127,000 vdekje nga Covid dhe 4,350,266 raste. Sidoqoftë, numri i vdekjeve ditore dhe testeve pozitive kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme mes një fushate të fortë vaksinimi.

Në Britaninë e Madhe, nga më shumë se 18 milionë vaksinime me AstraZeneca, janë raportuar gjithsej rreth 30 raste të mpiksjes së rrallë të gjakut. Kjo u njoftua nga Agjencia Britanike e Medikamenteve MHRA në një informacion aktual.

“Rreziku për të pasur këtë lloj të veçantë të mpiksjes së gjakut është shumë i vogël”, thotë MHRA. Deri tani – nga 24 marsi – janë njoftuar 22 raste të trombozave të venës cerebrale që kanë ndodhur gjithashtu në Gjermani dhe tetë lloje të tjera trombozash.

Ditën e djeshme në Gjermani, ministrat e Shëndetësisë të landeve dhe të federatës vendosën të martën që vaksina AstraZeneca t’u injektohet vetëm personave të moshës 60 vjeç e lart. Më të rinjve ajo mund t’u injektohet, kur ata e marrin vetë parasysh rrezikun dhe pas bisedave me mjekët.

Edhe Holanda do të ndalojë administrimin e vaksinës së Oxford AstraZeneca tek personat nën 60 vjeç si një “masë paraprake. Holanda ka kryer deri më tani rreth 400,000 doza të vaksinës AstraZeneca por autoritetet përmendën pesë raste të mpiksjes së gjakut midis grave të moshës 25 dhe 65 vjeç, që kishin marrë dozat e kësaj vaksine.

(BalkanWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *