Vaksinimi antiCovid-19 ul 92% numrin e viktimave në Britaninë e Madhe

Britania e Madhe nuk ka më rekordet europiane në renditjen e trishtuar të vdekjeve nga Covid-19 në raport me popullsinë. Falë vaksinimit, ishulli pati vetëm 53 vdekje dhe vetëm 3 030 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Sukses është regjistruar edhe në fushatën e vaksinimit, me 38 milion të vaksinuar, përveç regjistrimit të 92% më pak vdekjeve. Pas Britanisë së Madhe vjen Italia, ndërsa Spanja është një hap larg sa i përket përqindjes së viktimave.

Më keq janë Republika Çeke, Hungaria, Bullgaria, Belgjika dhe Sllovenia. Britania e Madhe aktualisht ka 127 000 viktima në mbi një vit pandemi, thënë ndryshe 1 863 vdekje për një milion banorë, një proporcion i ngjashëm me atë të SHBA-së.

Në Europë, Republika Çeke është sot në 2 561 vdekje për një milion banorë, Hungaria 2 352, Bullgaria në 2 032, Belgjika 2 004, Sllovenia 1 971 dhe Italia 1 869.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *