“Vaksinimi është i detyrueshëm për të hyrë në auditor!”- Edi Rama mesazh studentëve në prag të vitit akademik, ja njoftimi i kryeministrit





Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një mesazh për vaksinimin e studentëve.

student

Kryeministri ka shpërndarë disa foto ku shihen disa studentë duke u vaksinuar, ndërsa thekson se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm.

Kreu i qeverisë shton se tashmë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *