Vaksinimi i detyrueshëm tek punonjësit shëndetësorë në Francë

13:53 15/09/2021

 Ekzekutivi nuk tërhiqet nga vendimi pavarësisht protestave të shumta 

Në Francë, hyn në fuqi vaksinimi me detyrim kundër COVID-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor, një vendim i cili prek 2,7 milionë persona.

Presidenti Emmanuel Macron dha ​​ultimatumin dy muaj më parë, por dhjetëra mijëra pjesëtarë të kujdesit shëndetësor mbeten të pavaksinuar.

Sindikatat në Frnancë kanë paralajmëruar për një “katastrofë shëndetësore” nëse qeveria pezullon një numër të madh të punonjësve shëndetësorë  të cilët nuk kanë marrë dozat anti-Covid.

Pavarësisht protestave të shumta kundër këtij detyrimi, ekzekutivi mbetet i vendosur.

Ne nuk do të tërhiqemi“, paralajmëroi Kryeministri Jean Castex muajin e kaluar.

Edhe azilet do të marrin një dozë të tretë, kjo kategori ishte një nga të parat që u vaksinua në Janar. Punonjësit shëndetësorë  duhet të vaksinohen përndryshe ata do të pushohen nga puna. Franca nuk është vendi i vetëm që ndërmerr hapa të tillë. Në Evropë, Italia e bëri vaksinën të detyrueshme për punonjësit e sitemit shëndetësor në fund të Majit dhe planifikon të zgjerojë fushatën e vaksinimit tek të moshuarit nisur nga muaji Tetor, ndërsa Greqia tashmë i ka prezantuar planet e saj.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *