“Vaksinimi masiv do të fillojë…”/ Rama tregon negociatat për të tjera doza: Objektivi është që të dalim nga tuneli brenda këtij viti

SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në javët në vijim pritet të nisë vaksinimi masiv i popullsisë.

Nga Vlorë, ku zhvilloi mbledhjen e qeverisë, Rama njoftoi se po bëhen negociata për një tjetër kontratë për të marrë doza të tjerë për të nisur vaksinimin e popullsisë.

Kreu i qeverisë tha se objektivi është që brenda këtij viti të lehtësohet sezoni veror. Ai u shpreh se pavarësisht se mund të dilte nga tuneli, vaksnimi do të vazhdojë.

“Kemi marrë konfirmimin për 38 mijë e disa qindra vaksina që vijnë nesër nga AstraZeneca dhe po negociojmë një tjetër kontratë për një sasi tjetër  që të na japin mundësinë të vaksinohemi masivisht menjëherë në javët e ardhshme me synimin që të godasim hallkat e zinxhirit të infektimit për ta lehtësuar sezonin turistik qysh këtë vit. Ky është objektivi dhe për të dalë nga ky tunel brenda këtij viti, pavarësisht se vaksinimi do të vazhdojë.

Ne do të sigurojmë që të kemi të gjitha  dozat edhe për rivaksinimin  në rast se ky do të jetë një objektiv i të gjitha vendeve, sepse covidi nuk do të zhduket, nuk do të tretet, por përmes vaksinimit do të kthehet në një virus si gjithë të tjerët”, tha Rama.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *