Vaksinimi përgjysmon periudhën e infektimit me Covid-19

17:18 02/09/2021

Studimi: Të vaksinuarit, të prirur për të qenë asimptomatike kur infektohen

Vaksinimi përgjysmon periudhën e infektimit. Në këtë përfundim arrijnë shkencëtarët britanikë, të cilët thonë se tek ajo pakicë personash që mund të preken nga COVID-19, vaksinimi i plotë redukton me deri 50% periudhën e shfaqjes së simptomave. Kjo veçori shfaqet kryesisht tek personat, të cilët shfaqin simptoma infektimi 4 javë ose më shumë.

Shifrat tregojnë se tek 1.2 milionë persona që u përfshinë në studim, vetëm 0.2% e të vaksinuarve u infektuan, prej të cilëve vetëm 5% kishin simptoma më tepër se 4 javë. Mbi dyfish më e lartë ishte kjo përqindje tek personat e pavaksinuar që u infektuan me COVID-19. Po ashtu, të vaksinuarit kanë dyfish më tepër gjasa për të qenë asimptomatikë në rast infektimi.

Studimi publikohet teksa qeveria britanike po planifikon aplikimin e dozës së tretë të vaksinave. Këtë 24-orësh, Britania shënoi nivelin më të lartë që nga Marsi prej 207 vdekjesh ditore nga Covid-19. Shifrën më të lartë të viktimave ditore për një periudhë 5-mujore e shënuan edhe Shtetet e Bashkuara me 1480 vdekje.

Gjithsesi vaksinimi masiv ka më tepër se përgjysmuar shifrat e vdekjeve krahasuar me valën pararendëse të periudhës Janar-Shkurt, kur ky proces ishte në fazat e para.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *