“Vaksinimi shmang rrezikun që foshnja të lindë i pajetë”, mjekët thirrje grave shtatzëna: Bëni vaksinën, mund të prekeni nga simptoma serioze

Mjekët dhe mamitë po u bëjnë thirrje që të vaksinohen grave që priten të bëhen nëna. Shifrat e reja nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se pothuajse një e pesta e të sëmurëve rëndë me COVID-19 janë gra shtatzëna të pavaksinuara. Numri disproporcional i grave shtatzëna në kujdesin intensiv mund të jetë sepse shtatzënia krijon një rrezik më të lartë për t’u prekur rëndë nga virusi.

Kur foshnja Kobe lindi në gusht, Kelsie Routs nuk mund të ishte e pranishme për ta mbajtur atë. Në javën e 29-të të shtatzënisë, ajo u sëmurë rëndë me COVID. Mjekët e vunë atë në gjendje kome dhe kur u zgjua djali i saj tashmë kishte lindur.

“Ende më duket e pabesueshme, ndonëse më treguan se çfarë ndodhi. E di që nuk jam e vetme, isha në koma dhe gjithçka është mjaft e vështirë për ta dëgjuar.”

Dr. Jo Mountfield është Zëvendës Presidente e Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve.

“Tashmë e dimë që nëse gratë shtatëzëna infektohen me kovid, veçanërisht në muajt e fundit, ekziston rreziku për simptoma më serioze. Ato mund të shtrohen në spital. Gratë shtatëzëna mund të vaksinohen në çdo fazë. Kemi të dhëna në rritje, që tregojnë se vaksina nuk rrit rrezikun e abortit, apo lindjen e parakohshme.”

Ajo argumenton se tani ka prova të mjaftueshme për të inkurajuar gratë shtatëzëna që të vaksinohen. Shifrat e fundit tregojnë se pothuajse 20% e pacientëve në gjendje kritike nga koronavirusi janë gra shtatzëna të pavaksinuara.

Olivia Buxton u shtrua në spital me COVID-19 në dhjetor, kur vaksina nuk ishte e disponueshme. Aparaturat treguan se foshnja e saj kishte ndaluar së rrituri dhe kishte një nivel shumë të ulët të lëngut amniotik – një rrezik i qartë për foshnjën e palindur.

“Foshnja mund të lindte e vdekur. Mjekët rekomanduan lindjen e parakohshme. Brenda 48 orësh lindi Jude 39 javësh.”

Sipas të dhënave, infektimi gjatë shtatëzanisë mund të shtojë rrezikun e lindjeve të parakohshme.

Për gratë shtatzëna, marrja e vendimit për t’u vaksinuar mund të jenë emocionalisht i vështirë, por mjekët thonë se këshilla është e qartë, gratë shtatzëna mund dhe duhet të vaksinohen. Ata thonë se vaksinimi nuk rrit rreziqet për nënën dhe foshnjën dhe se mund të shmangë rrezikun që foshja të lindë i pajetë./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *