Vaksinimi ul infektimet dhe vdekjet në Itali. Kreu i Emergjencave Civile: Nga 3 qershori do të vaksinohen plus 16 vjeç

ITALI

Duket se numri i lartë i vaksinave të bëra në Itali po ul ndjeshëm numrin e infektuarve me Covid-19. Në 24 orë në Itali janë regjistruar 3.738 raste të reja nga 249.911 tamponë të kryer.

Ndërsa të vdekurit në 24 orë e fundit janë 126 duke e çuar në 125.919 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë. Vendi ka përjetuar rënie të ndjeshme të hospitalizimeve dhe shtrimeve në terapitë intensive që prej 6 prillit.

Fondacioni Gimbe, një entitet jo fitimprurës kërkimor në fushën e shëndetësisë, tha se si numri i vdekjeve ashtu edhe i rasteve të reja ishte ulur në mënyrë të konsiderueshme.

“Numri i rasteve të reja me Covid-19 nga 19 maji në 25 maj, ra me 29.5% krahasuar me një javë më parë, ndërsa numri i vdekjeve u ul me 17.4%.” Pra numri i vaksinimeve ka ndikuar në uljen e rasteve ku deri tani janë kryer mbi 30 milionë vaksinime.

Fushata e imunizimit përshpejton ritmin në Itali, ku nga 3 qershori e gjithë popullsia deri në moshën 16-vjeçare do të mund marrë vaksinën kundër koronavirusit”-tha kreu i Emergjencave Civile Figliuolo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *