Vaksinimi ul jashtëzakonisht rrezikun e infektimit nga Covid-19

12:17 26/05/2021

Studimi amerikan: Më pak se 0.01% e të vaksinuarve janë infektuar me Covid

Infektimet me koronavirus janë jashtëzakonisht të rralla pas vaksinimit të plotë. Në këtë përfundim shumë shpresëdhënës arrin një studim i ri i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, i pari i këtij lloji në gjithë globin.

Të dhënat e kësaj agjencie që menaxhon sistemin publik shëndetësor amerikan tregojnë se mes 130 milionë të vaksinuarve ka pasur vetëm 10 262 raste infektimesh, 14 pas përfundimit të injektimit, afat kur vaksinat japin mbrojtje të plotë. Këto shifra tregojnë se rastet e infektimeve pas vaksinimit të plotë janë më pak se 0.01%.

Shumica dërrmuese e të infektuarve shfaqën simptoma të lehta. Vetëm 955 persona u shtruan në spital, mes të cilëve 1/3 nuk kishin si shkak kryesor COVID-19ën. 2% e tyre ndërruan jetë. Shifrat më të fundit tregojnë se 50% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht.

Vaksinimi në Shtetet e Bashkuara kryet me doza të 3 firmave të ndryshme, Pfizer dhe Moderna që injektohen me dy doza dhe Johnson and Johnson që krijon imunitet me vetëm një dozë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *