Vaksinohet kryeministrja e Zelandës së Re: Kurrë s’kam dashur të jem ndër të vaksinuarit e parë, nuk dhemb aspak (Video)

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, mori sot dozën e parë të vaksinës Pfizer kundër Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, Zelanda e Re mbylli kufijtë edhe zbatoi masa të rrepta, duke u bërë një nga vendet e pakta, që pothuajse eliminuan Covid-19 në komunitet, por qeveria është kritikuar për fushatë të ngadaltë vaksinimi.

“Unë jam duke buzëqeshur nën maskë”, tha Ardern ndërsa u ul për të marrë vaksinën në një qendër vaksinimi në Auckland.

“Kurrë nuk kam dashur të jem ndër të parët, që vaksinohen. Na është dashur të vaksinojmë punëtorët në vijën e parë të frontit. Unë dua të jem shembulli se vaksina është e sigurt, efektive dhe është me të vërtetë shumë e rëndësishme, që të gjithë të vaksinohen”, tha kryeministrja për mediet vendase, menjëherë pasi u vaksinua.

“Është e vërtetë ajo që thonë, se vaksina nuk dhemb aspak,” shtoi ajo.

Rreth 1 milion doza të vaksinës Pfizer janë dhënë deri më tani në Zelandën e Re, një vend me 5 milionë banorë.

Autoritetet mjekësore të vendit nuk kanë miratuar ende përdorimin e një vaksine tjetër, përveç se Pfizer-it.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *