Vala e Omicronit drejt Lindjes së Evropës

12:47 21/01/2022

Rekorde infektimesh nga Gjermania në Rusi

Vala e përhapjes së Omikronit po shkakton rekorde të reja infektimesh në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Këtë të Premte, Gjermania shënoi rekord të ri infektimesh për gjithë periudhën e pandemisë me mbi 140 mijë raste. Ekspertët e virologjisë presin që infektimet ditore të arrijnë mbi 400 mijë raste brenda pak ditësh.

Në Austri, prej të Mërkurës për të parën herë për gjithë periudhës së pandemisë, infektimet ditore janë mbi 20 mijë. Dhoma e ulët e parlamentit austriak miratoi vaksinimin e detyrueshëm, që hyn në fuqi në ditët e para të Shkurtit. Ky vend ka kuotat më të ulëta të vaksinimit mes vendeve të unionit, në rreth 70%, teksa me këtë masë bëhet vendi i parë që e bën vaksinimin të detyrueshëm në Bashkimin Europian.

Rekorde të reja infektimesh edhe në Poloni, Çeki, Rumani, Ukrainë e Rusi. Infektimet janë në rënie në Shtetet e Bashkuara, por vdekjet ditore shënuan shifrën më të lartë prej Shkurtit të kaluar me 2700 raste.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.