Valë e re Covid-i në Britani e Rusi

12:36 20/06/2021

Infektimet ditore arrijnë shifrat më të larta të 3 muajve të fundit

Britania e Madhe dhe Rusia kanë hyrë zyrtarisht në një valë të re përhapjeje të koronavirusit. Shkaktar është mutacioni indian dhe kjo shërben si një kambanë alarmi edhe për pjesën tjetër të kontinentit, ku vigjilenca është ulur pas lehtësimit të masave prej uljes drastike të infektimeve ditore.

Rekordin e 4 muajve të fundit të infektimeve e ka shënuar Rusia me mbi 17 600 infektime brenda 1 dite. Në fillim të këtij muaji, infektimet ditore ishin sa gjysma e kësaj shifre.

Moska është zona ku janë shënuar më tepër se gjysma e infektimeve të reja në shkallë kombëtare. Autoritetet thonë se shkak, veç variantit indian që përhapet më shpejt se mutacionet e tjera janë edhe mungesa e theksuar e kujdesit nga qytetarët për respektimin e masave anti-Covid.

Për të frenuar ritmet e përhapjes u urdhërua rivendosja e shtetrrethimit pas orës 23:00 dhe mbyllja e të gjitha pikave të grumbullimit për të parë ndeshjet e kampionatit europian.

Për të dytën ditë radhazi, edhe në Britaninë e Madhe, infektimet ditore janë në mbi 10 mijë, teksa mesatarja e muajit të kaluar dhe ditëve të para të qershorit ishte rreth 3 mijë.

Brazili është një tjetër valë e nxehtë, teksa infektimet ditore janë në mbi 80 mijë. Numri i viktimave që prej nisjes së pandemisë kapërceu 500 mijë, i dyti pas Shteteve të Bashkuara. 

Tv Klan

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *