Valë e re përhapjeje globale nga “Delta”

16:07 06/08/2021

Mbi 700 mijë infektime për të parën herë prej Majit

I gjithë globi ndodhet tashmë mes një vale të re përhapjeje të koronavirusit, që ushqehet nga mutacioni i ashpër Delta. Këtë 24-orësh u kapërcye për të parën herë në shkallë globale që nga mesi i Majit, kufiri i 700 mijë infektimeve ditore, ndërsa edhe shifrat e viktimave janë në rritje.

Shtetet e Bashkuara po përballen aktualisht me nivelin më të lartë të përhapjes, teksa shifrat e infektimeve ditore janë në mbi 127 mijë. Vatra e nxehtë e këtij vendi është shteti federal i Floridës që numëron më shumë se 70% të rasteve në shkallë kombëtare.

Kryevirologu Anthony Fauci pranoi se Shtëpia e Bardhë po diskuton ndalimin e hyrjeve në territorin e vendit për të huajt e pavaksinuar. Ai paralajmëroi se mutacioni i radhës që mund të përhapet, do të jetë më i ashpër se Delta.  

Shtim të rasteve, këtë 24-orësh pati në Britaninë e Madhe ku infektimet ditore janë pranë 30 mijë rasteve. Tendenca rritjeje të infektimeve po shfaqen edhe në shumë vende europiane. Në dallim, Rusia vazhdon të përballet me nivele rekord vdekshmërie nga varianti Delta.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *