Valë ndryshimesh në Tik Tok dhe Meta, çfarë do të ndodhë me përdoruesit e mitur

23:38 28/06/2023

Tik Tok dhe Meta po përpiqen të shtojnë mbikëqyrjen e prindërve në aplikacionet e tyre ndërkohë që përballen me kritika për efektin që shkaktojnë në shëndetin mendor të adoleshentëve.

Tik Tok ka lajmëruar se tashmë prindërit mund të kontrollojnë çfarë sheh fëmija i tyre në platformë  duke shtuar filtra përmes opsionit Family Pairing. Me anë të saj, ata mund të filtrojnë video që përmbajnë fjalë kyçe ose hashtags të padëshiruar duke zvogëluar gjasat që fëmija t’i shohë.

Nga ana tjetër, fëmijët mund të shohin cilat janë fjalët që prindi ka përzgjedhur.

Ndërkohë Meta ka shtuar opsione që adoleshentët të reduktojnë kohën që kalojnë duke përdorur Facebook dhe Instagram.

Një njoftim i quajur “Take a Break” shfaqet në ekran nëse kanë qëndruar në Facebook për një kohë të gjatë dhe kjo mund t’i nxisë që të lënë celularin dhe të vendosin kufij kohorë ditorë.

Ndërsa në Instagram do t’iu vijë një ‘ngacmim’ nëse aplikacioni dallon që ata po shohin Reels gjatë natës, i cili do iu sugjerojë që të mos vazhdojnë.

Ky opsion vjen pas shtimit të “Quiet Mode” në Instagram i cili aktivizon përgjigjet automatike dhe ndalon njoftimet për përdoruesit që duan të kalojnë më pak kohë në aplikacion./tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *