Valë shkatërruese Covid-i me 200 mijë vdekje dhe tërmet i frikshëm, indianët në panik

India ka arritur shifrën shkatërruese të 200,000 vdekjesh nga koronavirusët, ndërsa presionet në spitalet e tejmbushura rritet. Epidemia po njeh një shtrirje të gjerë në valën e dytë të saj. Numri real i viktimave mendohet të jetë shumë më i madh, për shkak të mos regjistrimeve.

Furnizimi me oksigjen mbetet shumë i ulët në të gjithë vendin, dhe tregu i zi me çmim shumë më të lartë mbetet opsioni i vetëm për shumë njerëz. Krematoriumet po veprojnë pa ndërprerje, me turra drush të improvizuara në parkingje makinash.

Ka pasur të paktën 300,000 infeksione të reja çdo ditë gjatë javës së kaluar, me më shumë se 360,000 raste të reja në 24 orët e fundit të Mërkurën. Në përgjithësi, më shumë se 17.9 milionë raste janë regjistruar.

Ndihma e huaj ka filluar të mbërrijë nga Mbretëria e Bashkuara dhe Singapori. Rusia, Zelanda e Re dhe Franca janë zotuar të dërgojnë pajisje mjekësore urgjente, madje edhe rivalët rajonalë Pakistani dhe Kina kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe kanë premtuar të ndihmojnë. Sidoqoftë, ekspertët thonë se ndihma do të ketë vetëm një efekt të kufizuar në një vend që ka një popullsi prej 1.3 miliardë njerëzish.

Një uebfaqe qeveritare ku indianët mund të regjistrohen për një program vaksinimi u rrëzua shpejt pasi filloi të mërkurën, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz u përpoqën ta aksesonin atë.

Ndërkohë, në shtetin e Assam, një tërmet me madhësi 6.4 dëmtoi spitalet të cilat tashmë ishin nën tension të madh. Njerëzit vrapuan nga shtëpitë e tyre dhe ndërtesat e tjera në panik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *