
16:31 28/06/2023
10 të vrarë në 24 orë, mes tyre dhe fëmijë
Këto filmime tregojnë pasojat e një sulmi me raketa ruse në qytetin lindor ukrainas Kramatorsk.
Bilanci është tragjik 10 të vrarë e 56 të plagosur. Raketat ruse ranë në një bllok banimi, ndaj dhe viktimë ranë civilët, ndër të cilët edhe këto binjake 14 vjeçare.
Dy nga raketat goditën një restorant, në një orar tepër të frekuentuar, natën e të Martës. Të tjera ranë më tej në zonë, duke dëmtuar rëndë pallatet e banimit.
Kramatorsku ndodhet në rajonin e Donetskut, mes hapësirës së pakët ende të kontrolluar nga ukrainasit. E teksa operacionet e shpëtimit vijojnë, 3 civilë të tjerë u vranë në një tjetër sulm në Kharkiv.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i quajti rusët “kriminelë” të cilët vetëm meritojnë disfatën dhe gjyqin.
Ndërsa Moska hodhi poshtë sulmin ndaj zonave të banuara, duke thënë se në shënjestër kanë qenë vetëm objektivat ushtarake ukrainase.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al