Valencia në festë, djegia e kukullave gjigante shënon mbylljen e festivalit “Las Fallas”

13:08 06/09/2021

Qytetit spanjoll të Valencias, iu rikthyen ngjyrat; rrugët gumëzhinë nga festa dhe qielli ndriçoi nga fishekzjarrët. Në ditën e fundit të festivalit të famshëm, Las Fallas, qytetarët shijuan një spektakël piroteknik dhe skulpturës gjigantë të një infermiereje iu vu zjarri.

Festivali 5-ditor i cili tradicionalisht zhvillohet në mars, u anulua vitin e kaluar, mes pandemisë së Covid-19. Për shkak të kufizimeve shëndetësore që ishin në fuqi më herët gjatë 2021-shit, festimet e këtij viti u shtynë për në shtator.

Megjithatë, edhe tani mbajtja e maskës ishte e detyrueshme, e po ashtu u desh të respektohej shtetrrethimi pas orës 1 të natës. Në ditën e fundit të festivalit, kukullat gjigante, mbushën rrugët e Valencias dhe u dogjën si pjesë e traditës që nderon Shën Jozefin, mbrojtësin e artizanëve.

Këtë vit festivali i bëri homazh punonjësve të shëndetësisë, me kukullën gjigante të një infermiereje. Pjesëtarët e publikut votojnë për skulpturën e preferuar dhe ruajnë dy më të mirat për t’u vënë zjarrin në ditën e fundit. Festivali e ka origjinën nga ritet pagane, që shënojnë fundin e dimrit boreal. Në vitin 2016, UNESCO vendosi festivalin në listën e trashëgimisë kulturore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *