
23:22 12/06/2023
Pushuesit në Florida ‘mirëpritën’ mes tyre një turist të pazakontë: një ari.
Ariu po pllaquritej në një plazh të Floridës veriperëndimore përpara se t’i drejtohej bregut. “Po e shihnim prej disa minutash teksa afrohej. Pjesa më e madhe e njerëzve s’e kishin kuptuar që ishte ari”, tha një pushues për “CNN”.
Video shows a black bear walking out of the ocean into a crowd of beachgoers in Destin, Florida. pic.twitter.com/Xx2xOUQHTr
— CNN (@CNN) June 12, 2023
Një burrë ishte vetëm pak hapa larg ariut i cili nisi të notonte dhe të shkundte gëzofin. Në videon e publikuar, dëgjohet një fëmijë që jep alarmin teksa ariu vrapon drejt rërës.
“Turma u shokua”, vijon pushuesi.
Ariu pluskon mbi ujë duke iu drejtuar ngadalë bregut të mbushur me çadra ku ndodheshin pushuesit. Një grua deklaroi se ariu doli në breg dhe më pas ia mbathi.
Është e paqartë se prej nga erdhi ariu apo vendndodhja e tij aktuale./tvklan.al
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al