“Varësi dhe dëmtime të shëndetit mendor te të rinjtë”, dhjetëra shtete padisin kompaninë ‘Meta’

varesi dhe demtime te shendetit mendor te te rinjte dhjetera shtete padisin kompanine meta

Dhjetëra shtete paditën kompaninë Meta qe ka ne pronësi rrjetin social Instagram për shkak të problemeve të shëndetit mendor që po shkaktonte tek te rinjtë çdo ditë.

“Pjesa më e madhe e ankesës ligjore mbështetet në materiale konfidenciale që nuk janë ende të disponueshme për publikun, si prind, jam i tmerruar nga ajo që kam lexuar” deklaroi kryeprokurori i Nju Xhersit, Matt Platkin. Në një padi federale të ngritur në Kaliforni nga 33 prokurorë të përgjithshëm, shtetet pretendojnë se produktet e Metës kanë dëmtuar të miturit dhe kanë kontribuar në një krizë të shëndetit mendor në Shtetet e Bashkuara.

Meta ka përfituar nga dhimbja e fëmijëve duke projektuar qëllimisht platformat e saj me karakteristika manipuluese që i bëjnë fëmijët të varur nga platformat e tyre, ndërkohë që ulin vetëvlerësimin e tyre”, tha Letitia James, prokurorja e përgjithshme për Nju Jorkun, një nga shtetet e përfshira në padinë federale. “Kompanitë e mediave sociale, përfshirë Meta, kanë kontribuar në një krizë kombëtare të shëndetit mendor të të rinjve dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi.”. Shteti i Floridas e paditi kompaninë Meta në padinë e tij të veçantë federale, duke pretenduar se ajo përmes Instagramit mashtronte përdoruesit në lidhje me rreziqet e mundshme shëndetësore të produkteve të saj.

Sipas padisë, rrjetet sociale të kompanisë Meta kanë shkaktuar tek të rinjtë depresioni, ankth, pagjumësi, ndikim negativ në shkollë dhe rezultate të tjera negative.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts