Varfëria dhe arsimi vendosin betejën zgjedhore në Francë

21:40 13/04/2022

Marine Le Pen me fushatën e saj anti-emigracion dhe euroskeptike mori shumë vota në zonat e varfra

Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen shkojnë në balotazhin presidencial më 24 Prill duke premtuar se do të trajtojnë inflacionin e lartë, një analizë e të dhënave të votimit të raundit të parë tregoi se Le Pen pati një avantazh në zonat më të varfra dhe me të ardhura të ulëta.

Le Pen e orientoi fushatën e saj nga mesazhi i saj i zakonshëm anti-emigracion, për mënyrën se si do rriten buxhetet e familjeve.  

Analiza demografike e rezultateve tregoi se premtimi i Le Pen u mbajt në zonat me standarde më të ulëta jetese, ku më shumë njerëz braktisin shkollën e mesme, kanë jetëgjatësi më të ulët dhe vuajnë nga kriminaliteti.

“Reuters” raporton se Marcon do ta ketë më të vështirë për të bindur votuesit e arsimuar dhe të klasës së mesme. Ashtu si në vitin 2017, nivelet e pasurisë ekonomike dhe arsimit ishin përcaktuesit kryesorë. Mesatarisht, 12.7% e popullsisë jeton në varfëri në ato zona ku Macron doli i pari.

Të dhënat zyrtare të qeverisë tregojnë se Franca pa fitime të mëdha në të ardhurat bruto gjatë presidencës së Macron, megjithëse rritja e inflacionit gjatë gjashtë muajve të fundit po e zhduk shpejt këtë.

Macron fitoi 27.8%  të votave përpara 23.2% të Le Pen në raundin e parë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.