Varhelyi, me ministrin e Jashtëm gjerman: Bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur

SHPËRNDAJE

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, bisedoi sot me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass, ku në foks të diskutimit të tyre ka qenë procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

varhele

Përmes një statusi në “Twitter” Varhlyi shprehet se bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Diskutim i mirë sot me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Shkëmbyem pikëpamje mbi Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të çuar përpara procesin e zgjerimit në Bashkimin Europian, duke filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetja jonë për rajonin në luftën kundër COVID19 vazhdon”, shkruan Oliver Varhelyi.

old





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *